Protesta e punonjësve të transportit publik në Itali
Romë, 30 nëntor - Punëtorët e transportit publik në Itali sot kanë protestuar ndaj politikave ekonomike të qeverisë dhe kanë kërkuar përmirësimin e kushteve të punës, duke organizuar një grevë mbarëkombëtare 24-orëshe që ka filluar të enjten në mëngjes.
Sipas Agjencisë së lajmeve Irna, greva e punëtorëve të sektorit të autobusëve, metrove dhe tramvajeve kanë filluar grevën në orën 8 e 30 të mëngjesit të ditës së sotme.
Bashkimi i sindikatave të punëtorëve përmes kësaj greve kërkojnë nga kryeministri i Italisë përmirësimin e kushteve të punës, çështjen e rinovimit të kontratave të punës si dhe largimin e punëtorëve nga puna.
Ndërsa edhe sektorët e aviacionit, anijeve dhe hekurudhave gjithashtu kanë paralajmëruar organizimin e një greve ditën e nesërme e cila do të fillojë nga ora 8 e mëngjesit sipas orës lokale.
Punëtorë të sektorëve të ndryshme në Itali në muajt e fundit kanë protestuar kundër politikave ekonomike të qeverisë italiane.