04 Janar 2025

Promovohet pulla postare “Shenjtërimi i Nënës Terezë\

Prishtinë, 16 gusht - Posta e Kosovës ka promovuar të martën pullën postare që i dedikohet shenjtërimit të Nënës Terezë.

Në promovimin që është mbajtur në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Vitit të Nënës Terezë, i shpallur nga Qeveria e Kosovës, kanë marrë kryeministri Isa Mustafa, ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji si dhe përfaqësues tjerë të institucioneve të ndryshme.

Kryeshefi Ekzekutiv i Postës Sejdi Hoxha ka folur  për vlerat dhe imazhin që bart kjo pullë postare.

“Kjo pullë postare do të udhëtoj nga Republika e Kosovës për në të gjitha vendet e botës dhe do të përcjellë edhe lutjet e Nënës Terezë”, ka theksuar ai.

Për humanisten e madhe shqiptare dhe veprën e saj madhështore kanë folur edhe kryeministri Mustafa dhe Ipeshkvi i Kosovës.

Autore e kësaj pulle postare është producentja  Diana Toska, ndërkaq dizejnatore Hilminjeta Apuk.

Një nga misionet kryesore të Filatelisë së Postës së Kosovës  është promovimi i vlerave tona kombëtare kështu që, pulla postare për Nënën Terezë është përmbushje e këtij misioni.

Posta e Kosovës edhe në të ardhmen do të nderojë përmes pullave postare personalitetet e shquara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)