Prokuroria heton incidentin gjatë mbledhjes së bordit në Telekom
Prishtinë, 26 prill - Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka pranuar një informatë nga Policia e Kosovës - Njësia e Hetimeve Rajonale në Prishtinë, ku përcjellin një email - shënim zyrtar, nga Ministrja në detyrë e Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, lidhur me një incident që ka ndodhur më 24 prill, në Telekomin e Kosovës gjatë mbajtjes së mbledhjes së Bordit të Telekomit të Kosovës.
Pas analizimit të këtij rasti, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore lidhur me sqarimin e rastit në fjalë.