23 Dhjetor 2024

Prokuroria fillon hetimet rreth kontratës të autoudhës Prishtinë - Gjilan

Prishtinë, 27 gusht - Lëvizja FOL mirëpret hetimet e filluara nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për kontratën e ndërtimit të auto-udhës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë.

FOL që nga viti i kaluar përmes kërkesës për qasje në dokumente publike ka kërkuar të gjithë dosjen e kësaj kontrate, mirëpo përveç një pjese të dokumentacionit që na ishte ofruar pjesa tjetër, siç na kanë informuar zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës nuk ekzistonte.

FOL në vazhdimësi kishte ngritur shqetësimin për parregullsitë me të cilat ishte lidhur kjo kontratë dhe për me tepër si ishte e mundur të ndërtohet një auto-udhë pa pasur Planin e Menaxhimit të Kontratës.

FOL është informuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit, përmes një vendimi të datës 01 gusht 2019, mbi fillimin e hetimeve të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për kontratën e ndërtimit të auto-udhës Prishtinë – Gjilan - Dheu i Bardhë, apo e njohur në gjuhën teknike si: “Kontrata për ndërtimin e auto-udhës A7.1 – Kryqëzimi në disnivel A6/A7.1 (Banullë) – Dheu i Bardhë”.

Vendimi i Institucionit të Avokatit të Popullit, përmes së cilit njoftohemi se ky institucion i ndërprenë hetimet pas fillimit të hetimeve nga Prokuroria Speciale, rrjedh si rezultat i paraqitjes së ankesës nga ana e Lëvizjes FOL për mos ofrim të disa dokumenteve të kontratës nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës, gjegjësisht mos ofrimin e Planit të Menaxhimit të Kontratës, të cilën tashmë dihet se nuk e posedon kjo ministri.

Lëvizja FOL beson që Prokuroria Speciale do t’i dërgojë hetimet deri në fund për të vërtetuar shkeljet eventuale të cilat mund të jenë shkaktuar nga Ministria e Infrastrukturës në kuadër të procedurave për ndërtimin e auto-udhës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)