22 Dhjetor 2024

Prokuroria arreston 4 zyrtar të PTK per keqpërdorim të pozitës

Prishtinë, 30 mars - Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, njofton opinionin se në koordinim me Policinë e Kosovës, konkretisht Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) pas zhvillimit të hetimeve disa mujore dhe si rezultat i provave materiale dhe dëshmive relevante, sot ka realizuar një aksion, i cili është zhvilluar në dy lokacione në Prishtinë dhe ka përfunduar me arrestimin e personave me inicialet: Trim Musliu, Armend Osaj, Kreshnik Musliu dhe Denis Ćeman.

Personat me inicialet T.M., dhe A.O., dyshohen se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 të KPRK-së, “Përvetësimi në detyrë”, nga neni 418 të KPRK-së dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, nga neni 427 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, personat me inicialet K.M., dhe D. Ć., dyshohen se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, nga neni 390 të KPRK-së dhe “Mashtrimi”, nga neni 323 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Dy nga personat e arrestuar dyshohet se veprat i kanë kryer në cilësi të personave zyrtar në Telekomin e Kosovës, të cilët dyshohen se gjatë zbatimit të kontratës të lidhur në mes Telekomit të Kosovës dhe operatorit ekonomik kontrata në vlerën 327,514 €, kanë keqpërdorur për përfitime personale këtë kontratë, duke i shkaktuar dëm Telekomit të Kosovës në shumën prej treqind e njëzet e shtatë mijë e pesëqind e katërmbëdhjetë (327,514 ) euro.

Ndërsa dy të dyshuarit tjerë duke vepruar në bashkëkryerje dyshohet se kanë përpiluar dhe vulosur dokumentacion të falsifikuar me përmbajtjeje të rreme, në emër të personave të tjerë.

Të dyshuarit, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ndodhen nën masën e ndalimit  prej 48 orësh.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)