07 Janar 2025

Projektligji për komunikacionin rrugor synon rritjen e sigurisë

Prishtinë, 3 maj - Projektligji për rregullat e komunikacionit rrugor, ishte temë e debatit të sotëm në dëgjimin publik, të organizuar nga  Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri.

Debatin e udhëhoqi deputeti Raif Qelaj, anëtar i Komisionit dhe kryesues i grupit punues për amendamentimin e këtij projektligji.

Në emër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), foli  Shyqri Spahiu, këshilltar i ministrit, Lutfi Zharku.

Ai tha se MTI-ja, me këtë Projektligj synon të rrisë sigurinë në komunikacion, të ndikojë në ruajtjen e mjedisit dhe të përcaktojë detyrimet e pjesëmarrësve në trafik. Projektligji, njoftoi  ai në vijim, përmban 13 kapituj dhe 264 nene, ndërkaq, është hartuar në bazë të praktikave të shteteve të BE-së.

Foli  më pas përfaqësuesi i Policisë së Kosovës, përkatësisht majori, Jeton Rexhepi.

Ai u shpreh në favor të projektligjit, ndërkaq, vlerësoi se në një nga dispozitat e  tij, duhet paraparë një formë  detyrimi ndaj kundërvajtësve në trafik, të cilët nuk bëjnë pagesën e gjobave.

Përfaqësuesi  i komunitetit të inxhinierëve të komunikacionit, Jeton Berisha, u angazhua që projektligji të përmbajë një terminologji unike lidhur me disa terme gjuhësore, të cilat sipas tij, tashmë janë përvetësuar në fjalorin profesional të komunikacionit.

Në vijim, ai paraqiti vërejtjet, si dhe rekomandimet lidhur me nenin 3pika 1. 2, 1.10 dhe 1. 42.

Qëndrimin lidhur me këtë projektligj më pas e paraqiti edhe eksperti ligjor, Shkëlzen Ibrahimi. Ai vlerësoi se duhet ndryshuar neni 216, për të cilin ofroi edhe rekomandimin, i cili u mirëprit nga të pranishmit.

Në emër të INDEP-it, ndërkaq, foli Dardan Abazi, i cili vuri në spikamë nevojën e  statistikave të sakta lidhur me shkaqet e aksidenteve. Ai po ashtu vlerësoi të nevojshme përpilimin e një harte,  përmes së cilës do të paraqiteshin rrugët, të cilat kërkojnë përqendrim më të lartë gjatë ngasjes së automjeteve.

Në fund të debatit, kryesuesi kërkoi nga të pranishmit, që rekomandimet t’i dërgojnë edhe me shkrim në komision.

Po sot, Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në një mbledhje paraprake, të kryesuar nga kryetari, Muhamet Mustafa, ka shqyrtuar dhe miratuar edhe dy raporte: Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale – KPMM për vitin 2015, si dhe Raportin vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil – AAC për vitin 2015.

Gjatë shqyrtimit të Raportit të AAC-së për vitin 2015, kryetari Mustafa, ka shfaqur shqetësimin lidhur me mosshfrytëzimin e korridoreve të ulëta ajrore.

Ai vlerësoi se shfrytëzimi i këtyre korridoreve do të ndikonte në uljen e çmimeve për pasagjerët, të cilët udhëtimet e tyre i realizojnë nëpërmjet aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)