Projekti i Autostradës së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar
Prishtinë, 17 tetor - Projekti i Autostradës së Kosovës Rruga 7 Ibrahim Rugova ka fituar çmimin për Menaxhimin e Projektit në garën vjetore të Federates Ndërkombëtare të Rrugëve, çmimet për Arritjet Globale Rrugore 2012.
Ky çmim ju jepet projekteve nga e gjithë bota për zbatimin e praktikave më të mira në ndërtimin e autostradave.
Rruga 7 është një autostradë me 4 korsi me gjatësinë 102km e cila shtrihet nga Morina, në kufirin Jugor me Shqipërinë deri në Veri të Kryeqytetit të Kosovës, Prishtina.
Që nga nisja e punimeve në Maj 2010, Bechtel Enka GP kanë përfunduar dhe hapur për trafikun 42.5 km autostradë nga Morina në nyjen lidhëse të Dule-s, një vit para afatit të parashikuar në kontratë dhe brenda buxhetit.
Jemi të nderuar që fituam këtë çmim prestigjioz I cili njeh dhe vlerëson aftësitë tona të menaxhimit në ndërtimin dhe dorëzimin e një autostrade për Kosovën në buxhetin dhe afatet e kërkuara I shpreh Mike Mix, Managjeri I Projektit të Autostradës së Kosovës pas njoftimit të marrë për fitoren e këtij çmimi.
Në përfundim të saj, Autostrada e Kosovës do të sherbeje si qender e transportit rrugor kombëtar cka do të jetë një ndihmë konkrete për promovimin e zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe Rajonit.
Bechtel dhe Enka kanë përfunduar me sukses shumë projekte të tjera infrastrukturore të rëndësishme në rajon sic janë Autostrada e Shqipërisë, Kroacisë dhe Turqisë. Sëbashku kanë ndërtuar rreth 28,000 kilometra autostrada dhe rrugë, 100 tunele me një total prej 350 kilometra gjatësi dhe 25 projekte të mëdha urash.
Ekipit të Bechtel Enka GP do ti dorëzohet çmimi I dhënë nga IRF( Federata Ndërkombëtare e Rrugëve) në ceremoninë që do të organizohet për ndarjen e çmimeve në Janar 2013 në Ëashington DC.