26 Dhjetor 2024

Projektet e infrastrukturës, efikasitet dhe planifikim

Prishtinë, 29 tetor  - Sot, Drejtori i i Drejtorisë së Infrastrukturës Lokale, Hysen Durmishi, në një konferencë për media prezantoi punën, planet dhe projektet e kësaj drejtorie. Fillimisht, Durmishi i njoftoi gazetarët e pranishëm lidhur me qëllimet e kësaj drejtorie gjatë vitit 2015, si dhe prezantoi objektivat konkrete, ndërsa tha se për realizimin e tyre në dispozicion të kësaj drejtorie janë të planifikuara 8.270.000 euro.

“Sapo kemi filluar qeverisjen në Komunën e Prishtinës ne kemi bërë të ditur problemet që kemi trashëguar në Drejtorinë e Infrastrukturës e më të cilat jemi ballafaquar gjatë këtij. Një ndër problemet më të mëdha ka qenë çështja e shpronësimeve, ku kanë nis projektet pa përfunduar procedurat e shpronësimit, gjë që ka shkaktuar probleme shumë të mëdha gjatë realizimit të punimeve. Ka pasur shumë projekte të cilat kanë qenë të bllokuara dhe të cilat i kemi zhbllokuar gjatë këtij viti. Po ashtu, problem ka qenë fakti se kemi trashëguar një buxhet në Drejtorinë e Infrastrukturës të paplanifikuar nga qeverisja e kaluar. Pra, nuk ka qenë asnjë projekt i planifikuar për vitin 2014, andaj që në fillim të vitit kemi bërë planifikimin buxhetor. Me këtë rast, kemi bërë edhe projektimin e kërkesave të panumërta të qytetarëve të Prishtinës”, tha Durmishi.

Shkarkimi i qendrës së qytetit nga komunikacioni i ngarkuar, përmirësimi i kanalizimeve fekale,  krijimi i kushteve për kthimin e qytetarëve dhe bizneseve në zonat rurale, krijimi i hapësirave publike me gjelbërim për pushim dhe rekreativitet (platotë dhe parqet), mbeten qëllimet kryesore të kësaj drejtorie.

Durmishi tha se ndër objektivat kryesore të Drejtorisë së Infrastrukturës Lokale në Komunën e Prishtinës do të jenë, investimet në unazën e Qendrës, rregullimi i rrugëve kryesore në qytet, mirëmbajtja e rrugëve në qytet, ndërtimi i rrugëve sekondare në qytet, ndarja e ujërave atmosferike nga ato fekale, largimi i kanalizimeve nga liqenet, etj.

Një prej sfidave kryesore të Drejtorisë së Infrastrukturës lokale gjatë vitit 2014 ishte zhbllokimi i të gjitha projekteve të zvarritura me vite dhe vazhdimi i atyre që kishin ngecur nga viti paraprak. Si shembuj të tillë u përmendën faza finale e rrethrrotullimit në Veternik, intervenimi për realizimin e rrugëve Ekrem Rexha, Enver Maloku, rruga në Makoc, rruga Vlora, etj.

Drejtori Durmishi theksoi se në të gjitha këto rrugë cilësia e punimeve është rritur dukshëm. Lidhur me disa rrugë, siç është rasti i rrugës “Ndue Përlleshi”, z. Durmishi u shpreh se është bërë intervenim i përkohshëm, ndërsa këto projekte nuk mund të përfundohen pa u realizuar procesi i legalizimit, pasi që, siç u shpreh ai, është e pamundur një gjë e tillë për shkak të planeve rregulluese dhe objekteve pa leje, por edhe atyre që u është dhënë leja në kundërshtim me planin rregullues.

Po ashtu, drejtori Hysen Durmishi u përgjigj edhe në pyetjet e gazetarëve të cilat kryesisht kishin të bënin me impiantet, me ç’rast i njoftoi se për dy projekte që do t’i realizojë Drejtoria e Infrastrukturës tashmë do të bashkëfinancohen nga Qeveria e Çekisë dhe një nga Qeveria e Zvicrës.

Drejtori theksoi dhe disa nga projektet që lidhen me këtë fushë siç janë, ndërtimi i kolektorëve (Shkabaj, mbi lumin “Mati ”- Kalabri, rregullimi i shtratit të lumit “Prishtina”), kanalizimi në fshatrat Mramor, Sutjeskë, Busi, rruga dhe kanalizimi në shkollën “Hilmi Rakovica” – Kodër e Trimave, kanalizimi në fshatin Shkabaj në drejtim të lagjes “Kodra e Trimave” dhe Arbëria, kanalizimet në Bardhosh-Prugoc, Barilevë-lagjja e Xhafollëve, Besi, Vranidoll, Bërnicë-Sinidoll, etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)