Prodhohet treni i parë kinez i lehtë për tregun evropian
Pekin, 12 gusht - Në Kinë u prodhua treni i parë i lehtë që do të eksportohet në Evropë.
Termi "tren i lehtë", përdoret për trena të transportit publik qytetas, që kanë shpejtësi më të ultë se trenat e rëndë dhe metrotë.
Kompania që e prodhoi këtë tren destinuar për tregun evropian është Csr Zhuzhou Electric Locomotive.
Trenat e parë do të eksportohen në Turqi. Kryetari i Bashkisë së Izmirit, Aziz Kocaoglu, thotë se trenat kinezë do të krijojnë një transport të sigurtë dhe do t'u japin më shumë cilësi pasagjerëve për një jetë më të këndshme.