23 Dhjetor 2024

Prodhohet anija e parë shqiptare në Shqipëri

Vlorë, 14 shtator - Në Bazën Detare të Pasha Limanit, u zhvillua ceremonia e lëshimit në ujë të anijes \"ORIKU\".

Kjo anije është ndërtuar në Kantierin Detar, Vlorë, në kuadër të kontratës me kompaninë holandeze \"DAMEN Shipyards\", raporton NOA.

Duke e cilësuar kantjerin e Pasha Limanit si një ndër garnizonet më moderne të FA, ministri Imami, foli për modernizimin e mëtejshëm të FA, duke përmendur kontratën për blerjen e pesë helikopterëve, modernizimin e armatimit individual si dhe gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për kompletimin e FA me mjete luftarake dhe transporti të standardeve më të larta perëndimore.

Para se të lëshohej në det, anija u bekua nga kumbara e saj, zonja Teuta Mati, vajza e ish komandantit të parë të Forcave Detare, Kundëradmiralit Abdi Mati.

Projekti i ndërtimit të Anijeve Bregdetare, që konsiston në pajisjen e Rojes Bregdetare me katër anije të projektit STAN PATROL 4207, është një ndër projektet më të rëndësishme të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë.

Këto anije, për të cilat parashikohet edhe ndërtimi i infrastrukturës mbështetëse, do të mbështesin misionin e Rojes Bregdetare dhe të Operacioneve të kërkimit dhe shpëtimit.

I gjithë projekti, fryt i marrëveshjes mes MM dhe kompanisë holandeze \"Damen Shipyards\", me një vlerë prej rreth 31 milion eurosh, është financuar në masën 35 % nga Programi ORET i Qeverisë së Holandës.

Anija e parë e Projektit STAN PATROL 4207, që mban emrin ILIRIA P – 132, u prodhua në Holandë dhe iu dorëzua Rojes Bregdetare Shqiptare në Gusht të vitit 2008.

Ndërkohë që prodhimi i anijes së dytë të Projektit, por që është e para e prodhuar në Kantierin e Pasha Limanit, ka nisur në Maj të vitit 2009.

Anija që mban emrin ORIKU P – 133, do të komisionohet në fund të nëntorit 2011. Anija e tretë, Lisus P-133, do të jetë operacionale në vitin 2012 dhe, e katërta, Butrinti P-134 në vitin 2013, vit që shënon dhe përfundimin e këtij programi.

Projekti ka përfshirë dy faza, ku faza e dytë konsiston në ndërtimin e tre anijeve të të njëjtit tip në Pasha Liman. Në kantjerin e ndërtimit, tashmë të pajisur me mjete moderne të ndërtimit të anijeve, punon një staf profesional e i kualifikuar e që, pas përfundimit të anijes së parë, është i pajisur edhe me përvojën e nevojshme.

Një nga pikat kulmore të kësaj faze është ndërtimi i anijes \"ORIKU\", përfundimi i të cilës u përurua në këtë ceremoni. Të gjitha proçeset e ndërtimit të anijes janë kryer nga punonjësit e Kantierit të Pasha Limanit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)