Probleme në grykën e Kaçanikut për qarkullim
Prishtinë, 29 janar - Gjatë tri ditëve të fundit automjetet që qakullojnë në rrugën nëpër grykën e Kaçanikut ballafaqohen me ngadalësim të qarkullimit në pjesën pas urës në Kashan, që është rezultat i punimeve të kontraktuara nga KFOR-i për largimin e materialit të eroduar dhe vënien e rrjetave metalike mbrojtëse të inkastruara në murin e betonit.
Zhvillimi i punimeve ka ndikuar në ngadalësimin e trafikut, për shkak se zhvillohet praktikisht vetëm nëpër një shirit rrugor. Gjatë kësaj kohe rregullimin e trafiku e bën Policia e Kosovës, ndërsa zhvillimin e punimeve e përcjellin edhe zyrtarët, përkatësisht menaxherët rajonalë të Ministrisë së Infrastrukturës.
Punimet zhvillohen çdo ditë nga ora 09:00 deri në 16:00, me përjashtim të shtunave dhe të dielave dhe pritet se ato do të zgjasin dy javë