24 Dhjetor 2024

Prizreni rregullon infrastrukturën rrugore me participim

Prizren, 3 korrik - EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit "Transparenca online e komunës së Prizrenit" ka marrë pjesë në mbledhjen e radhës të kryetarit të komunës Ramadan Muja me drejtorët komunal, në të cilin janë miratuar disa konkluzione.

Qeveria komunale e Prizrenit me kërkesën e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, ka nxjerrë konkluzionin për lejimin e shpalljes së tenderëve në lidhje me ndërtimin e rrugëve me elemente betoni dhe ndërtimin e kanalizimeve të gjitha me sistem të participimit për krijimin e një infrastrukture më të përshtatshme për punë dhe jetë për banorët e disa prej lagjeve të qytetit dhe fshatrave të komunës.

Ekzekutivi lokal ka lejuar mjetet për ndërtimin e kanalizimit në rrugën “Raguza”,“Hajdar Shala” dhe “Skender Latifi” në Prizren, ndërtimin e rrugës në fshatin Nashec-Lagjja Gutaj, ndërtimin e rrugës lokale në fshatin Jabllanicë, ndërtimin e rrugës “Salajdin Berisha 3,4”, rruga “Beamir Memaj”, ”Emin Abazi-1”,”Elbasani-1”, ndërtimin e rrugës në lagjen Badallaj të Prizrenit si dhe rrugët lokale në fshatrat “Gjonaj dhe Kushnin-Has”.

Po ashtu duke u bazuar në kërkesën e banorëve të fshatit Billushë për ndërtimin e rrugëve lokale, bordi ka lejuar hapjen e tenderit për ndërtimin e këtij projekti që kap shumën rreth 50.000 euro, mjetet e ndara nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në planifikimet buxhetore të Komunës.

Gjithashtu në këtë takim është nxjerrë konklzuioni për lejimin e mjeteve për ndërtimin e urës në fshatin Korrishë.

Me propozimin e Drejtorisë për Urbanizëm, ekzekutivi lokal ka miratuar kërkesat e kësaj drejtorie në lidhje me shpalljen e tenderit për hartimin e dy Planeve Rregulluese Urbane “Gjelbrimi me përmbajtje dhe rekrijim” që është paraparë sipas Planit Zhvillimor Urban e që do të përfshijë pjesën e lagjës Arbana për rrethë autostradës si dhe Plani Rregullues Urban “Lakuriqi Verior 2” e që është paraparë ndërtimi i lartë. Ky plan rregullues përfshinë pjesën e Therandës (I ashtëquajturi Fshati), kufizohet me Zonën e indrustrisë së lehtë gjer në drejtim të SHFMU”Lekë Dukagjini”.

Në këtë mledhje qeveria lokale me propozimin e Zyrës për Komunitete dhe Kthim ka shqyrtuar dhe lejuar njëzëri shpalljen e tenderit për furnizim me material ndërtimor për renovimin e shtëpive të rasteve sociale nga rradhët e komuniteteve.

Drejtorisë së Administratës I është dhënë drita e gjelbër për lejimin e shpalljes së tenderëve për furnizimin me material për mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit si dhe të sistemit të ngrohjës qendrore në objektet e komunës, poashtu kërkesës nga kjo drejtori I është aprovuar konkluzioni për shtypjen dhe prarimin e llogove të reja për nevojat e protokolit si: material prej mesingu, prerje dhe formatizim të mesingut, gërryerja me thartirë të materialit, prarim të materialit si dhe furnizimi me material të fort kartuqi për kujtija mbajtëse.

Ekzekutivi në këtë takim njëzëri ka aprovuar kërkesat për udhëtim zyrtarë jasht vendit të dy zyrtarëve nga (DKA dhe DPMS) për në Durrës të Shqipërisë, një zyrtareje nga (DTZHE) në Maqedoni, aprovimi I kërkesave për leje dhe meditje, si dhe dy zyrtarëve nga Zyrja për Komunitete dhe Kthim në Sërbi, këtyre të fundit komuna u mbulon të gjitha shpenzimet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)