23 Dhjetor 2024

Privatizimi sjell zhvillime pozitive

Lozanë, 31 tetor - Ministri i zhvillimit ekonomik, Besim Beqaj, ka deklaruar se tani Kosova është në fazën e ndërtimit të termocentralit të ri, Kosova e Re.

“Jemi në fazën e ndërtimit të infrastrukturës. Jemi po ashtu pothuaj në fazën e përmbylljes të krijimit të bazës ligjore për energji alternative. Dhe në fazën përmbyllëse të krijimit të bazës ligjore për sektorin e minierave. Të gjitha këto janë potenciale dhe mundësi jashtëzakonisht të mëdha që sigurisht do të shtyjnë biznesin zviceran të gjejë arsye për të investuar në Kosovë”, ka pohuar ai.

Beqaj në intervistën për albinfo.ch, ka pohuar se nga blerësi i distribucionit të KEK-ut, kemi marrë një zotim se do të investojë 300 milionë euro në fushën e distribucionit"

Ndërsa, duke folur rreth shitjes së distribucionit të KEK-ut, që ka mngjallur reagime të ashpra, thotë se “kemi bërë një privatizim shumë të rëndësishëm”. Çmimin e ulët të shitjes, ministri e arsyeton me detyrimet për investimin e 300 milionë eurove që ka marrë blerësi bashkë me marrjen në pronësi të distribucionit.

“Kemi eliminuar të gjitha garancionet që shteti është dashur t`i japë (që kudo në rajon, në rastet e ngjashme shtetet i kanë dhënë). Prandaj, besoj se nëse krahasohet kontrata jonë me kontratat e ngjashme në Maqedoni ose Shqipëri, ajo është larg më e mirë sepse i kushton shumë më pak konsumatorit. Qeveria nuk ka shikuar që përmes një çmimi të lartë të arrijë ndonjë efekt afatshkurtë, por ka bërë strategji afatgjatë dhe fokusi ka qenë te investimet dhe jo te “cash”-i i cili mund të merrej tani”, ka theksuar ai.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)