Privatizimi i PTK-së, tetë kompani në garë
Prishtinë, 14 gusht - Janë 8 kompani, prej tyre dy konsorciume që kanë dorëzuar aplikacionet për para-kualifikim për pjesëmarrje në tenderin për blerjen e 75% të aksioneve të Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës.
Ofertat do të vlerësohen nga një komision profesional i përbërë nga zyrtarët e të gjitha ministrive.
Albright Capital Management LLC është nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kompania tjetër amerikane Columbia Capital është në konsorcium me kompaninë gjermane ACP Axos Capital Gmbh.
Është edhe një konsorcium tjetër i përbërë nga kompanitë e Mbretërisë së Bashkuar dhe Polonisë, Avicenna Capital LLC me Twelve HORNBEAMS. Pasojnë Elkos LLC nga Kosova, Geni Capital nga Luksemburgu, M1 International Limited nga British Virgin Islands, Monaco Telecom International SAM si dhe Turkcell nga Turqia.
Ofertat e pranuara, do të vlerësohen nga një komision profesional i përbërë nga zyrtarët e të gjitha ministrive të përfaqësuara në Komisionin Qeveritar për Privatizim.
Komisioni vlerësues në punën e vet do të ndihmohet edhe nga këshilltari i transaksionit.
Komisionin Qeveritar për Privatizim sipas një njoftimi nga Ministra e Zhvillimit Ekonomik, mbetet e përkushtuar për ta kryer me sukses dhe me transparencë të plotë procesin e privatizimit të 75% të aksioneve të PTK-së.
Komisioni do ti kushtoj rëndësi të posaçme edhe zhvillimit të mëtutjeshëm dhe progresiv të sektorit të telekomit dhe veçmas të kompanisë ku shteti do të jetë aksionar me 25% dhe mirëqenies së punëtorëve të telekomit që do të jenë pjesë e kompanisë me kapital të përzier privat dhe publik, thuhet në komunikatë.