23 Dhjetor 2024

Privatizimi i PTK-së, oferta nuk do të shkojë as 200 milionë euro

Prishtinë, 15 mars - Oferta më e lartë financiare për privatizimin e Postë-Telekomit të Kosovës (PTK) nuk do të shkojë as 200 milionë euro.

Sipas burimeve të gazetës “Zëri”, të afërta me procesin e privatizimit, kompanitë konkurrente në garë për blerjen e të PTK-së, gjatë takimeve që i kanë zhvilluar me këshilltarin e transaksionit nuk janë shprehur të gatshme të ofrojnë më shumë se 200 milionë euro për 75 për qind të aksioneve të kompanisë.

Sipas këtij burimi, 100 për qind të aksioneve të PTK-së i kanë vlerësuar rreth 250 milionë euro, kështu që shumica prej kompanive konkurruese janë shprehur të gatshme që të ofrojnë më pak se 200 milionë euro për 75 për qind të aksioneve.

Në anën tjetër, Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) që disa herë është duke e shtyrë afatin për dorëzimin e ofertave financiare për PTK-në, me arsyetimin se investitorëve po u nevojitet kohë për kompletimin e dokumentacionit, ndonëse ministri Beqaj gjatë një interviste për “Zërin” muaj më parë kishte deklaruar se 14 marsi 2013 do të jetë afati i fundit për dorëzim të ofertave dhe nuk do të ketë shtyrje tjera të këtij afati.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)