23 Dhjetor 2024

Privatizimi i PTK-së nuk rrezikon vendet e punës

Prishtinë, 2 tetor - Komisioni Qeveritar i Privatizimit i formuar nga Qeveria e Republikës se Kosovës ka bërë të ditur se është duke realizuar në mënyrë të përpiktë dhe me transparencë të plotë procesin e privatizimit të PTK-së.

Ky proces sipas komisionit bazohet në vendime të Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe është duke u realizuar konform ligjeve në fuqi.

KQP dhe kryesuesi i saj ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj gjithnjë deri më tash iu janë përgjigjur kërkesave të përfaqësuesve të sindikatave për takime në të cilat janë sqaruar të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të punësuarve në PTK.

Asnjë i punësuar ne PTK nuk do të mbetet pa punë dhe vendet e tyre të punës i kanë të garantuara për tri vjet.

E drejta për protesta është e drejte e garantuar me Kushtetutën e dhe me ligjet e aplikueshme të vendit, mirëpo kërcënimet për ndërmarrje të masave radikale siç janë shkatërrimi i aseteve të PTK-së, tejkalon angazhimin për të drejtat sindikale dhe është çështje me të cilën duhet të merren organet përgjegjëse të shtetit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)