24 Dhjetor 2024

Privatizimi i PTK-së mund të destabilizojë skenën politike

Prishtinë, 24 shtator - Privatizimi i 75 për qind të aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovës është para dështimit dhe duhet të rifillojë nga e zeroja, konsiderojnë ekspertët për çështje ekonomike.

Dy herë radhazi opozita në Kuvendin e Kosovës, po “bllokon” shitjen e aksioneve të PTK-së, duke mos votuar raportin e Komisionit Qeveritar për Privatizimin e 75 për qind të aksioneve të kësaj kompanie, që njëherësh llogaritet si një ndër kompanitë më fitimprurëse  në vend.
 
Ndryshe, pas shtyrjeve të tri afateve për nënshkrimin e kontratës mes ekzekutivit dhe konsorciumit fitues “AXOS – capital” me konsorciumin Najafi Companies LLC, më 30 shtator të këtij viti është afati tjetër.

Profesori në Universitetin e Prishtinës, Muhamet Sadiku, pas zhvillimeve të fundit për këtë çështje, vlerëson se procesi i privatizimit duhet të rifillojë nga zeroja.

Sipas tij, duhet të fillohet me aprovimin e një ligji të veçantë në Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që të rregullohen të gjitha çështjet që kanë të bëjnë më privatizimin e PTK-së.

“Është e çuditshme, se si një biznes i suksesshëm, në mungesë të qeverisjes së përgjegjshme të bëhet burim i konflikteve dhe aferave të ndryshme. Prandaj, unë mendoj se ka ardhur koha që të pushohet lidhur më privatizimin e PTK-së, duhet të merren mësime nga dështimet e deritanishme. Dhe procesi duhet të kthehet në zero. Sepse në opinion është proces i dështuar”, thekson Sadiku.

Ai thotë se nëse vazhdon kështu, procesi i PTK-se mund të destabilizojë skenën politike.

“Nuk shkohet kështu, sepse ky privatizim është shndërruar në një lojë politike. Ndërkaq, skena politike e Kosovës është duke u ndarë në gjysmë dhe nëse vazhdon në këtë mënyrë, kjo mund t’i destabilizoi edhe institucionet e vendit. Prandaj, duhet  të ndërpritet procesi dhe të fillohet nga zeroja”, thotë Sadiku.

/Rel/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)