Privatizimi i PTK: Nuk para kualifikohet asnjë kompani shtesë
Komisioni vlerësues ka raportuar se nuk është parakualifikuar asnjë kompani e re në afatin shtesë dhe se edhe më tutje formalisht mbesin dy kompani të parakualifikuara për privatizimin e PTK-së.
Marre në konsideratë se Telekomi Kroat nuk ka shprehur interesim për vazhdim te procesit, si dhe duke u thirrur në vendimin e Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës të Kosovës për një proces konkurrues, të hapur dhe transparent, duke ruajtur interesin nacional dhe vlerën e aseteve të PTK-së, KQP vendosi që të autorizojë Njësinë Implementuese dhe Këshilltarin e Transaksionit dhe Këshilltarin Strategjik që të analizojnë situatën e re dhe konform bazës ligjore dhe sjelljes me përgjegjësi shtetërore në këtë transaksion ti ofroj KQP-së një plan për hapat e mëtutjeshëm në procesin e privatizimit të PTK-së.
Qeveria e Kosovës dhe KQP gjithnjë janë të përkushtuara për funksionalizimin e ekonomisë se tregut, për reformën strukturale ekonomike, konform planit të veprimit për zhvillim ekonomik, por gjithnjë duke zbatuar parimin e ruajtjes se vlerës se asteve të Republikës se Kosovës, dhe konkurrencën e cila në kushtet e ekonomisë së tregut rezulton me vlera reale të transaksioneve.