23 Dhjetor 2024

Privatizimi i PTK nuk do të ndodhë nën presionin e kohës

Prishtinë, 24 prill - Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri të Kuvendit të Kosovës, ministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj, foli lidhur me përmbushjen e sfidave të dala nga Raporti i Progresit për vitin 2011, me theks të veçantë në fushën e energjisë.

Ministri Beqaj, ndërkaq, njoftoi për hapat e deritashëm që ka marrë ministria për përmbushjen e detyrimeve të dala nga Raporti i Progresit, për të cilat tha se ato janë arritur në masën më të madhe dhe është duke u punuar në përmbushjen e tyre në tërësi.

Ministri Beqaj, në mënyrë kronologjike paraqiti hapat që ka marrë Ministria, duke filluar me Planin e Veprimit për reformat ekonomike dhe caktimin e prioriteteve, krijimin e politikave të përshtatshme për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, krijimin e mjedisit të favorshëm ligjor dhe nxitjen e shfrytëzimit të qëndrueshëm dhe përpunimit të resurseve.

Ndër objektivat e tjera që Ministria synon të arrijë, ministri Beqaj radhiti furnizimin e qëndrueshëm dhe me cilësi të lartë me energji elektrike, ngritjen e shërbimeve publike për qytetarët, përmirësimin e infrastrukturës me energji, zëvendësimin e pajisjeve të tensionit të lartë, rritjen e sigurisë së operimit në sistemin e transmisionit dhe objektiva të tjera që do të ndikojnë drejtpërdrejt në jetën më të mirë të qytetarëve të vendit.

Ai në vijim foli edhe për HC ” Kosova e re” dhe privatizimin e PTK-së. Për sa i përket HC ” Kosova e re”, ministri njoftoi se ndërtimi i tij do të bëhet në konsultim të ngushtë dhe me mbështetje të ekspertëve ndërkombëtarë.

Ai me këtë rast përmendi mbështetjen nga Banka Botërore, ndërkaq për privatizimin e PTK-së tha se privatizimi i saj nuk do të ndodhë as nën presionin e kohës e as nën presionin e mungesë së mjeteve financiare.

Kriteret e privatizimit, tha ministri Beqaj, do t’i përcaktojë trendi i tregut i cili do të vendosë për të. Ministri me këtë rast iu përgjigj edhe pyetjeve që shtruan anëtarët e Komisionit, të cilët vlerësuan se MZHE-ja është në rrugë të mirë për përmbushjen e detyrimeve që dalin nga Raporti i Progresit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)