20 Prill 2025

Pritje të gjata në vendkalimet kufitare Kosovë - Serbi

Prishtinë, 3 janar - Me qëllim të njoftimit të qytetarëve dhe gjithë opinionit të gjerë, ju informojmë se në disa pikë-kalime kufitare që lidhin Republikën e Kosovës me atë të Serbisë, edhe sot ka pritje dhe kolona me intervale të ndryshme kohore, varësisht prej frekuentimit të automjeteve të qytetarëve të cilët po kthehen në shtetet e ndryshme të Evropës.

Policia e Kosovës në këtë rast Departamenti i Policisë Kufitare vazhdon me shtim të personelit policor dhe aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, me të vetmin qëllim të shmangies së pritjeve të gjata dhe të ju mundësojë qytetarëve kalim më të shpejtë të kontrollit kufitar.

Policia kosovare bën të ditur se, në Merdare në dalje të Republikës së Kosovës, kolona e automjeteve është rreth 1.5 km, ndërsa pritjet dy deri tre orë.

Te Dheu i Bardhë pritjet janë rreth 2 orë e më tepër dhe kolona e automjeteve është rreth 3 kilometra në dalje.

Në Muqibabë pritjet janë rreth 30 minuta, kolona është rreth 300 metra në dalje.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë për qarkullim pikëkalimet kufitare ku radhët dhe pritjet janë më të shkurtra.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)