Pritet ulja e tarifave për sigurimin e automjeteve mes Kosovës e Serbisë
Prishtinë, 4 dhjetor - Me rastin e përgatitjeve të fundit për arritjen e marrëveshjes për sigurimin e automjeteve, Zëvendëskryeminitrja e Republikës së Kosovës, njëherësh kryenegociatore në dialogun teknik të Brukselit, Edita Tahiri ka deklaruar se marrëveshja për sigurimin e automjeteve mes Kosovës dhe Serbisë që pritet të nënshkruhet në Bruksel së shpejti është një marrëveshje e cila mundëson uljen e tarifave të sigurimit të automjeteve për qytetarët e të dyja shteteve, të cilët deri më tani janë ngarkuar padrejtësisht me tarifa të larta, që për pasojë ka vështirsuar lëvizjen e lirë për qytetarët.
Kjo Marrëveshje sipas saj është e bazuar në parimet evropiane për lëvizjen e lirë dhe se Kosova ka konfirmuar pranimin e draft marrëveshjes, duke marrë për bazë vendimin e Asamblesë së Byrosë së Sigurimit të automjeteve të Kosovës e cila miratoi draft marrëveshjen në fjalë. Tani jemi në pritje të konfirmimit nga pala e Serbisë për të proceduar pastaj me nënshkrimin e sajë në Bruksel.
Marrëveshja do të nënshkruhet nga të trija palët, Kosova, Serbia dhe Këshilli i Byrove, ku roli i Këshillit të Byrove do të jetë si garantues i zbatimit të drejtë të marrëveshjes dhe njëkohësisht do të luaj rolin e arbitërit në rastet kur paraqitet nevoja.
Tahiri ka thënës së është me rëndësi të kuptohet se kjo marrëveshje do të vlejë vetëm për të dyja shtetet të cilat me nënshkrimin e marrëveshjes do të njohin kartonat për sigurimin e automjeteve të njëra tjetrës dhe se nuk ka të bëjë me kartonin e gjelbërt.
\"Duke pasur parasysh se janë krijuar disa konfuzione në opinion publik, dëshiroj të sqaroj se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për sigurimin e automjeteve nuk ka të bëjë me kartonin e gjelbërt.\"
\"Kartoni i gjelbërt është një çështje që trajtohet në relacionin mes Kosovës respektivisht Byros Kosovare për Sigurime dhe Këshillit të Byrove me seli në Bruksel dhe se këto dy procese janë të ndara. Sigurisht se arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel është një standard evropian i lidhur me obligimet e Marrëveshjës së Brukselit për normalizim, i cili do ta forcoj bashkëpunimin mes Byrosë Kosovare për Sigurime dhe Këshillit të Byrove Evropiane, deklaroi zëvendëskryeministrja Tahiri.