29 Dhjetor 2024

Prishtina planifikon zgjerimin dhe modernizim e ndriçimit publik

Prishtinë, 6 korrik - Lagjet dhe të gjitha rrugët ndërlidhëse të Komunës së Prishtinës po ndriçohen. Edhe parkingjet e errëta të cilat ishin cak i keqbërësve të ndryshëm, tashmë janë duke u ndriçuar dhe i takojnë së kaluarës. Prishtina vazhdon të ndriçohet në çdo cep të saj.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu dhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Ardian Gashi sot vizituan fillimin e punimeve në kudër të zgjerimit dhe modernizimit të rrjetit të ndriçimit në lagjet “Kodër e Trimave” “Kolovicë” si dhe në Hajvali.

“Me kontratën për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të ndriçimit në Prishtinë parashihet zgjerimi i rrjetit për 35. 5 km ne kryeqytet. Siç ka ndodhë edhe në vitin e  kaluar, mendojë se gjatë këtij vitit do të ndriçohen edhe më shumë rrugë me të njëjtën kontratë, varësisht nga situata në terren”, tha drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Ardian Gashi.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu tha se zgjerimi dhe modernizimi i rrjetit të ndriçimit publik është një prej elementeve kryesore për revitalizimin e hapësirave publike dhe gjithashtu, sipas tij, do të krijohet një ambient i sigurt  jo vetëm në qendër të qytetit, por në secilën rrugë në Prishtinë.

“Për krahasim në vitin 2013 diku rreth 17 km ka qenë zgjerimi i ndriçimit publik, ndërsa në vitin e parë të qeverisjes sonë, në vitin 2014, e kemi dyfishuar në 35 km, sivjet mëtojmë që të arrijmë në rreth 50 km ndriçim publik me qëllim që deri në fund të mandatit Prishtina të ketë një rrjet të ndriçimit publik modern të qëndrueshëm.  Ky ndriçim do të jetë edhe sa i përket kostos më i lirë, por edhe sa i përket mirëmbajtjes është më i thjeshtë për Komunën. I tërë ky projekt është në vazhdën e angazhimit tonë që secila pjesë e Prishtinës të jetë e sigurt”, tha Sejdiu.

Në lagjen “Kolovicë”, bashkë me rrugët ndërlidhëse gjatësia e rrugëve në të cilat do të vendoset ndriçimi publik është 4.740 metra, në “Kodër të Trimave” gjatësia e rrugëve që do të ndriçohen është 3.585 m, ndërsa në Hajvali ndriçimi publik do të zgjerohet rreth 5 km, ndërsa vetëm në rrugën “Minatori” do të vendoset ndriçimi  rreth 2 km.

Vlera e kontratës për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të ndriçimit në Komunën e Prishtinës është 190.487.85 euro, ndërsa e kontraktuar është kompania N.T.SH Monting.

Të bashkëngjitur e gjeni edhe listën e rrugëve që do të ndriçohen në lagjet “Kolovicë”, “Kodra e Trimave” dhe në Hajvali, si dhe listën e përgjithshme të të gjitha atyre lagjeve dhe rrugëve ndërlidhëse në tërë territorin e Komunës së Prishtinës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)