Prishtina lidhet me kryeqytetin zvicran
Prishtinë, 18 prill - Kompania ajrore e njohur zvicrane Helvetic Airlines ka startuar sot fluturimet për herë të parë, njëkohësisht është edhe kompania e parë që hyn në treg pas marrjes se Aeroportit nga koncorsiumi LIMAK Aeroport de Lyon MAS.
Fillimisht kjo linjë e re do të fillojë me një fluturim në javë BERN-PRISHTINE-BERN deri më datën 15 Qershor ndërsa pas kësaj date ata shprehin gatishmërinë që sipas tregut, të rrisin nr e fluturimeve deri në 4 fluturime në javë.
Me këtë rast gjatë ceremonisë së inagurimit të fluturimit të parë për këtë destinacion përfaqësuesja e kësaj kompanie znj.Nathalie Scheurer tha: Ne jemi të lumtur që kemi filluar me fluturimin e parë sot për/nga Bern-Prishtinë.
Poashtu sipas tij kompania eshte optimiste se varësisht nga kërkesat e tregut ne do të rrisin këtë nr.të fluturimeve nga një fluturim në javë në katër fluturime në javë.
\"Poashtu synojmë që të kemi cmime më të lira në treg duke mos rritur ato gjatë sezonit por duke i mbajtur pothuajse të njëjta gjatë tërë vitit.\"
Ndërsa Drejtori menaxhues i Limak Kosovo International Airport Ferda Yakar tha: \"Më 4 Prill ne kemi shënuar një eveniment historik duke marrë përgjegjësitë e plota të menaxhimit të aeroportit dhe sot, vetëm dy javë më vonë ne jemi këtu që të promovojmë destinacionin e ri nga/për Bern-Prishtinë.\"
\"Ne do të jemi të orientuar drejt strategjive të së ardhmes duke rritur atraktivitetin për kompani të reja ajrore dhe destinacione të reja të cilat do të kenë një influencë pozitive në rritjen e nr. të udhëtarëve dhe fluturimeve dhe arritjen e rezultateve më të mëdha në 20 vitet e ardhshme\", tha Yakar.
\"Kompania jonë do të vazhdojë të bëj përpjekjet më të mira për të plotësuar nevojat e klientëve tanë të cilët janë jo vetëm klientët tanë por edhe partnerët tanë në zhvilliminin e aeroportit tonë.\" tha tutje ai.
Tani, Limak Kosovo International Airport mbulon të gjitha destinacionet e shtetit zviceran.