27 Dhjetor 2024

Prishtina International Autoshow përmbyllet me sukses

Prishtine, 15 maj - Në prani të përfaqësueseve të kompanive pjesëmarrese dhe shumë qytetarëve të pranishëm, mbrëmë përfundoi, panairi i parë i automjeteve të reja “Prishtina International AutoShow” ku morën pjesë 21 brende të automjeteve me modelet e tyre më të reja.
 
Panairi i cili u mbajt nga 11 deri me 14 maj, u vizitua me mbi 20,000 qyetar të moshave dhe gjinive të ndryshme të cilët për nga afër u njoftuan me këto brende dhe mundesitë për t’i blerë ato.
 
Bujar Hoxha, kryetar i Shoqatës së Importuesëve të Autorizuar i Automjeteve të Reja (SHIAR) në deklaratën e tiij tha: “Qëllimi i këtij panairi ishte njoftimi dhe senzibilizimi i qytetareve se të pajisesh me automjet të ri, nuk është e veshtirë dhe se tashmë kushtet dhe mundesi për një gjë të tillë janë shumë të lehta. Numri i qytetareve që e vizituan panairin ishte shumë herë më i madh sesa pritjet tona. Sipas informatave që i kemi ka pasur edhe shitje të konfirmuara si dhe të kontraktuara që do të porositen në ditët në vijim.”, përfundoi Z. Hoxha.
 
Ndërsa Fioret Pruthi, anëtar i bordit dhe i këshillit punues u shpreh shumë i kënaqur me mbarevajtjen. “Gjithcka shkoi shumë mirë dhe me ketë rast dëshiroj të falenderoj të gjitha palet pjesëmarrëse, si kompanitë importuese të automjeteve gjithashtu dhe partnerët që na ndihmuan në organizimin e këtij evenimenti. Duke u bazu në mbarëvajtjen e ketij edicioni, besoj që tashme ky eveniment do të bëhet tradicional” përfundoi Z. Pruthi
 
Leart Zeqa, drejtor i kompanise MODUS tha: “I gjithë mundi dhe përpjekja jonë u shpagua me suksesin shumë të madh të këtij panairi. Jemi shumë të knaqur që edhe pse ishte hera e parë, ishte i nje niveli po aq të mirë sa edhe panairet e ngjashëm në rajon, dhe do të krijoj një standard të ri të organizimit të panaireve edhe në vendin tonë. Sipas të dhënave që ne i posedojmë, mbi 20 mij qytarë e vizituan panairin gjatë këtyre katër ditëve,” tha në fund Z. Zeqa.
 
Panairi “Prishtina International AutoShow” u mbajt në sallën e Panaireve në Shkabaj (Prishtinë) dhe të pranishme në këtë panair ishin brendet: Alfa Romeo, Audi, Citroën, Dacia, Fiat, Ford, Hyundai, Infinit, Jaguar, Jeep, Land Rover, Mercedes, Nissan, Peugeot, Porsche, Renault, Seat, Skoda, Suzuki, Toyota dhe Volkswagen.
 
Ky panair u organizua nga Shoqata e Importueseve të Autorizuar të Automjeteve të Reja (SHIAR) në bashkëpunim me kompaninë e specializuar për organizim të evenimenteve “MODUS”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)