28 Dhjetor 2024

Prishtina dhe Posta nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Prishtinë, 3 prill - Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës Sejdi Hoxha nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi  me qëllim që qytetarëbe t’iu ofrojnë shërbime sa më cilësore, të zgjerojnë gamën e shërbimeve si dhe të fuqizohen ndërmarrjet publike.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është asistenca e ndërsjellë lidhur me lehtësimin e qasjes në shërbimet postare në përgjithësi dhe shërbimet e pagesave në veçanti. Njëkohësisht, synohet

Adoptimi i politikave të ndërsjella lidhur me këtë bashkëpunim, për të arritur maksimalisht shfrytëzimin dhe lehtësimin e shërbimeve dhe produkteve postare.

Komuna e Prishtinës dhe Posta e Kosovës synojnë një bashkëpunim afatgjatë në fushat relevante me interes të përbashkët, siç është vazhdimi i bashkëpunimit edhe më tutje për shërbimin e certifikatave online, shqyrtimi i mundësisë të shpërndarjes së njoftimeve dhe vendimeve të legalizimit të objekteve, shtëpive dhe banesave, si dhe certifikatave (dokumenteve të ndryshme, vendimeve, njoftimeve, etj.)

Po ashtu, përmes këtij bashkëpunimi Posta e Kosovës do të ofrojë të gjitha sportelet e saj për nevoja të Komunës së Prishtinës si plotësimin e formularëve të ndryshëm për legalizim, leje ndërtimi etj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)