Prezantohet superavioni i vitit 2050
Paris, 21 qershor - Të fluturosh nga Parisi në Tokio për dy orë në bordin e një avioni supersonik i cili është më i shpejtë një supersonik - dhe shkakton më pak ndotje, mund të bëhet një realitet në vitin 2050.
Ky është projekti i gjigandit evropian EADS, i cili paraqiti një model të gjatë 4 metra të avionit të së ardhmes në një panair në Le Bourget, pranë Parisit.
Në ceremoninë e prezantimit ishte edhe vetë presidenti francez Nicolas Sarkozy.
Avioni raketë është parashikuar të transportojë 50 deri në 100 persona në një kohë rekord. Shpejtësia e udhëtimit pritet të jetë 4.800 kilometra në orë.