Prezantohet kompania Cimarosti
Prishtinë, 4 mars Në Klubin e Biznesit të Odes Ekonomike të Kosovës sonte u prezantua kompania Cimarosti e specializuar për transport ndërkombëtar.
Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës Besim Beqaj me këtë rast theksoi se ndërrmarrësite e ri, në këtë rast themeluesit e Cimarosti po konfirmojnë se mund të ketë kompani të suksesshme dhe se ndërmarrjet të cilat formohen në Kosovë janë rezultat i angazhimit të mjeteve financiare të familjarëve të kursyera me vite të tera.
Ky takim është vazhdim i përcaktimit te OEK-ut qe te promovon ndërmarrjet e reja te cilat ofrojnë shërbime ekselence ne lëmine ne te cilën veprojnë. Kjo është posaçërisht e rëndësishme kur prezantojmë ndërmarrjet te cilat kane zgjeruar veprimtarinë e vet edhe jashtë Kosovës, tha kryetari Beqaj.
Kryetari i OEK-t theksoi se Oda është duke u angazhuar pa ndërpre për krijimin e kushteve për afarizëm sa me te suksesshëm. Ne këtë drejtim, siç tha Beqaj janë ndërmarr nisma konkrete, ne qeveri janë dërguar propozime te shumta.
Jemi ne momentin e hartimit te platformave zhvillimore te cilat do te ia japim qeverise dhe institucioneve tjera si orientim se ka duhet te shkon zhvillimi ekonomik i Kosovës, tha ai.
Duke theksuar se viti 2010 do te jete i vështirë për Kosovën dhe do te kërkon angazhim, bashkëpunim te ndërsjellë institucional dhe energji te jashtëzakonshme ne biznes, Beqaj theksoi se OEK-u është duke u angazhuar për promovimin e Kosovës se brend dhe hapjen e mundësive për tregje te reja për biznesin kosovar.
Kryetari i Odes njoftoi te pranishmit se sot është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi ne mes te OEK-ut dhe Agjencisë për Promovimin e Investimeve ne Kosovës, me te cilën synohet koordinimi i aktiviteteve dhe stafit ne mënyrë qe te ketë paraqitje sa me bindëse jo veten për te promovuar investimet por njëkohësisht ne krijimin e kushteve për investime.
Sepse promovimi me i mire është ti krijojmë kushte te mira biznesit vendor dhe ai te jete promotori me i suksesshëm për biznes jashtë vendit. Ky është prioriteti numër një i Odes dhe do te kërkoj bashkëpunimin e juaj, qe me idetë, propozimet dhe kritikat e juaja te shkojmë drejte krijimit te një ambienti te mirëfilltë biznesor , tha Beqaj.
Ne këtë mënyrë do te krijojmë një ekonomi e cila nuk rritet vetëm ne baze te investimeve publike por ne baze te aktiviteteve te bizneseve te Kosovës, konkludoi kryetari i OEK-ut.
Duke përshëndetur pjesëmarrësit e Klubit te Biznesit ambasadori i Konfederatës se Zvicrës ne Kosove, Llukas Berlinger theksoi se zhvillimi ekonomik është çelësi për te ardhmen e Kosovës dhe se zhvillimi ekonomik varet nga forca e ndërmarrjeve private.
Qeverise time ne Zvicër do te ia barti porosinë qe promovimit te sektorit privat te Kosovës ti kushtohet kujdes me i madhe, tha ambasadori Berlinger.
Ai kërkoi qe institucionet e vendit te krijojnë kushte qe diaspora kosovare por edhe investitorët e huaj te mos hezitojnë te investojnë ne Kosove. Ai kërkoj nga përfaqësuesit e biznesit qe te lobojnë te qeveria qe dhe te shtyjnë qeverinë qe te rregulloj kushte te cilat do te mundësonin ecje përpara.
Zëvendës ministri i Forcës se Sigurisë se Kosovës, Behxhet Brajshori theksoi se për te siguruar suksesin e nje vendi nevojiten qe sektori privat dhe institucionet e te ecin bashkërisht ne zhvillimin ekonomik te vendit.
Është e nevojshme qe ne çdo moment te provokohet qeveria me propozime te mira te biznesit, pasi qe bizneset ne mënyrën me te mire te mundshme hetojnë te metat qe vet qeveria i bene ne kuadër te veprimtarisë se vet ne mbështetje te biznesit, tha Brajshori.
Ai vlerësoi se për zhvillim ekonomik nuk do te janë te mjaftueshme investimet publike nga grantet qeveritare por se nevojitet një partneritet i mirëfilltë publiko privat.
Valon Ukaj, menaxher operacional i Cimarostit duke prezantuar kompaninë tha se është themeluar ne vitin 2006 dhe se merret ekskluzivisht me transportin ndërkombëtar dhe logjistiken e veprimtarisë se transportit.
Cimarosti ofron shërbimet e transportit ne tere regjionin e Evropës Juglindore. Kjo nënkupton transportin tokësor e ajror, rrugor dhe hekurudhor, shërbimet e deponimit dhe logjistikes si dhe shërbimet e shpedicionit. Ne gjithashtu i koordinojmë te gjitha aktivitete e transporti duke filluar nga pika e ngarkimit deri te pika e shkarkimit, ofrojmë zgjidhje te shpejta, me çmime te volitshme duke falënderuar rrjetit tone. Ne kemi ne dispozicion mbi 200 kamionë dhe veprimtarinë tone e realizojmë ne tere territorin e Ballkanit Perëndimor, tha Uka.