23 Dhjetor 2024

Preteni sërish kërkon shkarkimin e drejtorit të PTK-së

Prishtinë, 11 janar - Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK), ka kërkuar të enjten nga bordi i Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK), shkarkimin nga detyra të kryeshefit ekzekutiv të PTK-së Ejup Qerimit, pasi që, sipas tyre, ky i fundit është gjetur në konflikt interesi duke mbajtur dy pozita atë të kryeshefit të PTK-së, si dhe atë të anëtarit të Bordit në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (TKPK).

Në letrën që kreu i AKK-së, Hasan Preteni u ka dërguar këtyre dy institucioneve, thuhet se Agjencia që ai drejton ka kërkuar nga Bordi i drejtoreve të PTK-së kërkesën për fillimin e procedurës së shkarkimit të kryeshefit, Ejup Qerimi.

Sipas Pretenit, kërkesa për shkarkim është bërë pasi që në gusht të vitit të kaluar Gjykata e për Kundërvajtje në Prishtinë ka shpallur një aktvendim më të cilin e shpall përgjegjës Ejup Qerimin për shkelje të Ligjit për parandalim e konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik.

Po ashtu, sipas tij edhe Gjykata e Lartë për Kundërvajtje, si gjykatë e shkallës së dytë, pas ankesës së paraqitur nga i pandehuri kundër aktvendimit të gjykatës së shpallës së parë më 10 dhjetor të vitit që lamë pas, ka nxjerrë një aktvendim më të cilin vërteton aktvendimin e shkallës së parë sa i përket gjobës së shqiptuar për kundërvajtje të kryer.

“Andaj, duke u bazuar në kërkesën e datës 27.06.2012 të bërë nga AKK kërkojmë nga ju si mbikëqyrës që të merrni masat e duhura konform nenit 18, pika 8 dhe 9 të Ligjit për për parandalim e konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik.

Preteni edhe më herët i kishte kërkuar Bordit të PTK-së ta shkarkojë Qerimin, një kërkesë e tillë nuk është marrë parasysh deri më tani.

Në anën tjetër, zyrtarë të PTK-së në një farë mënyrë janë munduar ta injorojnë kërkesën që AKK-ja u ka dërguar atyre.

Kujtim Gazideda, këshilltar i drejtorit të PTK-së, nuk ka pranuar që për këtë çështje të flas përmes telefonit, por ai ka sugjeruar që të komunikojë përmes postës elektronike. Gazeta atij i ka dërguar pyetje përmes postës elektronike, por as në ato nuk është përgjigjur

Po ashtu për këtë çështje të enjten “Zëri” iu ka dërguar pyetje edhe zyrës për media të PTK-së, por, këta të fundit nuk janë përgjigjur në pyetjet e dërguara. Rreth kërkesës për shkarkimin e Ejup Qerimit, të enjten nuk është shprehur i gatshëm të bisedojë as kryetari i bordit të PTK-së, Rexhë Gjonbalaj.

Por, burime të besueshme të gazetës brenda PTK-së thonë se të enjten kreu i Bordit të PTK-së, Rexhë Gjonbalaj, ka kërkuar nga Ejup Qerimit që gjatë ditës së premte (sot) të vendosë se cilën pozitë do të mbajë atë të kryeshefit të PTK-së, apo atë të anëtarit të bordit në TKPK-së.

“Ejup Qerimi duhet të vendosë përfundimisht të premten se cilën pozitë duhet të mbajë ai”, tha burimi i besueshëm i gazetës brenda PTK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)