06 Janar 2025

Postierët e Kosovës së shpejti me bicikleta ekologjike

Prishtinë, 24 mars - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur në takim Kryeshefin Ekzekutiv të Postës së Kosovës, Sejdi Hoxhën, me të cilin bisedoi për disa projekte të përbashkëta të cilat do të jenë në interes të qytetarëve të vendit, me theks të veçantë në fushën e mjedisit.

Kryeshefi Hoxha, tha se një prej prioriteteve kryesore të Postës së Kosovës për këtë vit, është zëvendësimi i motoçikletave dhe automjeteve tjera me bicikleta ekologjike.

Ministri Agani pohoi se duke qenë se edukimit dhe ndërgjegjësimi mjedisor është një prej prioriteteve të Ministrisë së Mjedisit, zbatimi i një pilot-projektit të tillë, do të ishte shumë i dobishëm dhe në këtë frymë i pari i MMPH-së i dha mbështetje kësaj ideje.

Të dy palët u dakorduan se zëvendësimi i secilit automjet dhe motoçikletë me bicikleta ekologjike, do të ndikonte direkt në uljen e emetimit të gazrave të dëmshme dhe ndotjes së mjedisit në përgjithësi.

Po ashtu u tha se përdorimi i e-bicikletave nga postierët e postës do të ndikonte edhe në edukimin dhe ndërgjegjësimin mjedisor të qytetarëve të Kosovës.

Fillimi i zbatimit të këtij pilot-projekti do të bëhet më 5 qershor, në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)