22 Dhjetor 2024

Posta solidarizohet me Telekomin

Prishtinë, 15 korrik - Përmes një komunikate Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i Postës së Kosovës kanë kërkuar nga Qeveria, Ministria e linjës dhe nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, që të trajtohet seriozisht situata e krijuar, pas mbylljes së të gjitha gjirollogarive bankare të Telekomit të Kosovës.

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i Postës së Kosovës, shprehin solidaritetin me kolegët e ndërmarrjes publike, Telekomi i Kosovës për goditjen e rendë në të cilën ndodhet sot me mbylljen e të gjitha gjirollogaritë bankare nga Përmbaruesi, si dhe shprehin shqetësimin e rrezikimit të drejtpërdrejtë nga kjo gjendje edhe të operimit dhe funksionimit të Postës së Kosovës.

Posta e Kosovës e ka partner kryesor strategjik  në afarizëm Telekomin e Kosovës, prandaj kjo situatë ka afektuar direkt edhe afarizmin e Postës së Kosovës, e cila i ka të punësuar mbi njëmijë punonjës, që iu ofrojnë shërbime konsumatorëve çdo ditë në rreth 140 zyra postare në të gjitha komunat e Kosovës.

"Ju lutëm që të veproni sa më shpejtë, sepse edhe ashtu këto dy ndërmarrjet tona publike janë duke u përball me vështirësi të mëdha financiare për vite me radhë."

"Situatën financiare e ka rënduar edhe koha e Pandemisë globale COVID -19, gjatë të cilës për asnjë çast nuk e kemi ndërprerë punën, duke e rrezikuar jetën e punonjësve tanë dhe familjeve të tyre, vetëm për të mbajtur gjallë afarizmin e ndërmarrjes dhe për të kryer me dinjitet shërbime ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës", thekson Menaxhmenti i Postës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)