24 Dhjetor 2024

Posta sllovene do të ndihmojë Postën e Kosovës

Prishtinë, 7 gusht - Posta e Kosovës dhe Posta e Sllovenisë kanë lidhur një Marrëveshje Mirëkuptimi që ka për qëllim vendosjen e bashkëpunimit në fushat e interesit të ndërsjellë.

Marrëveshja është nënshkruar të mërkurën në Prishtinë nga Kryeshefi Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha dhe Menaxher i Përgjithshëm i Postës së Sllovenisë, Boris Novak.

Posta e Kosovës do të përfitojë nga përvoja dhe ekspertiza e Postës së Sllovenisë.

 “Ne do t’i ofrojmë Postës së Kosovës asistencë teknike në modernizimin e operacioneve të tyre, e-shërbime inovative, zbatim të standardeve të Unionit Postar Universal dhe shërbimeve postare evropiane. Një vëmendje e veçantë do t’i jepet trajnimit të stafit dhe kapaciteteve teknike të Postës së Kosovës në të gjitha fushat e aktivitetit postar”, ka thënë Novak.

Ai shtoi se nënshkrimi i kësaj marrëveshje është vetëm fillimi i rrugës së përbashkët i të dy kompanive.

“Ne tashmë shpresojmë të vendosim një partneritet afatgjatë nga i cili do të përfitojnë të dyja palët. Jam i sigurt se së bashku do të kemi do të kemi sukses”, ka thënë Novak.

Ndërkaq, Kryeshefi Sejdi Hoxha ka deklaruar se Posta e Kosovës është e përcaktuar që të gjitha shërbimet të arrijnë nivelin e cilësisë së standardeve të Bashkimit Evropian.

“Prandaj jemi të lumtur që në këtë drejtim do të na ndihmojë Posta e Sllovenisë e cila është një prej kompanive lidere në Evropë. Jam i sigurt se do të arrijmë sukses të plotë në arritjen  e qëllimeve tona. Pjese e këtij suksesi pa dyshim do të jetë edhe Posta e Sllovenisë”, ka thënë Hoxha, në konferencën e përbashkët për media me homologun e tij slloven.

Delegacioni i udhëhequr nga z.Novak ka ardhur për një vizitë zyrtare në Kosovë, gjatë të cilës ka pasur takime me menaxhmentin si dhe me Bordin e Drejtorëve të  Postës së Kosovës.

Menaxheri i Përgjithshëm i Postës së Sllovenisë është takuar të mërkurën edhe me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismaili.

Një delegacion i Postës së Kosovës ka vizituar Postën e Sllovenisë në shkurt të këtij viti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)