26 Dhjetor 2024

Posta shënon Ditën e Fëmijëve

Prishtinë, 1 Qershor - Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Posta e Kosovës ka organizuar një aktivitet publik në Prishtinë, duke ju ofruar mundësinë fëmijëve që të dërgojnë kartolina falas, brenda dhe jashtë Kosovës.

Në këtë mënyrë, Posta  e Kosovës u ka mundësuar fëmijëve që në festën e tyre të dërgojnë mesazhe përmes shërbimit postar.

“Jemi të lumtur që Posta e Kosovës është pjesë e aktiviteteve të sotme në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Zëri i fëmijëve duhet te dëgjohet gjithmonë, nga të gjithë, sidomos nga ne të rriturit, prandaj Posta e Kosovës, në Ditën e Fëmijëve ka vendosur që të ju ofrojë mundësinë të dërgojnë kartolina falas, kudo dhe kujtdo që duan ata’, ka deklaruar Kryeshefi Ekzekutiv i Postës, Sejdi Hoxha.

Posta ka siguruar kartolina në pamjen e të cilave shihet shkolla, libraria dhe elemente tjera që vetëdijësojnë fëmijët për rëndësinë e mësimit, leximit, shkollimit. Qindra fëmijë u kanë dërguar mesazhe mësueseve, prindërve, shokëve, shoqeve, familjarëve, etj.

“Sot mundësia për  komunikim është jashtëzakonisht e zhvilluar, por duhet të pranojmë se është emocion i veçantë kur postieri ta sjellë një kartolinë. Me siguri, shumica e këtyre fëmijëve sot dërgojnë për herë të parë një kartolinë, mësohen se si të shkruhet adresa, çka është pulla postare. Pa dyshim, kjo do të mbetët një ngjarje e bukur në kujtesën e tyre”, ka thënë Hoxha.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)