23 Dhjetor 2024

Posta pa ndonjë kriter përzgjedh Rogovën

Prishtinë, 2 mars - Arben Rogova pa ndonjë kriter është përzgjedhur si menaxher regjional i Postës së Kosovës në qytetin e Gjakovës.

Rogova për një kohë ka qenë drejtues i degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Gjakovë. Por, në zgjedhjet e fundit të degës ai ka humbur betejën karshi Hajdar Beqës, i cili është edhe drejtor i kompanisë Publike “Iber Lepenc” në Prishtinë.

Burime të besueshme të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se Rogova është përzgjedhur në këtë pozitë pa asnjë kriter dhe kuali?kim përkatës.

“Me këtë pozitë PDK-ja është munduar ta rehabilitojë Rogovën, pasi që ai ka qenë kryetar i degës së kësaj partie në Gjakovë, por në zgjedhjet e fundit ai ka humbur betejën për të vazhduar edhe në një mandat”, tha burimi i besueshëm i gazetës.

Gazeta “Zëri” për këtë çështje u ka dërguar pyetje edhe zyrtarëve të postës, por këta të fundit nuk janë përgjigjur, pasi që të premten personat përgjegjës nuk kanë qenë nëpër vendet e tyre të punës. Zyrtarë

nga kjo kompani përmes telefonit kanë sugjeruar që për këto informata gazeta duhet të presë së paku deri të hënën.

Por, në anën tjetër, njohës të rrethanave ekonomike dhe përfaqësues të partive opozitare thonë se Ndërmarrjet Publike në Kosovë kanë shërbyer dhe po shërbejnë si strehë e rehabilitimit për militantë të partive në pushtet.

Lumir Abdixhiku, drejtor i Institutit “Riinvest” në Prishtinë thotë se të gjitha asetet e Kosovës si dhe të gjitha agjencitë e bordet e supozuara si te pavarura politikisht janë tërësisht nën ndikimin partiak të qeverisë. ”Ato të gjitha, pa asnjë përjashtim janë të zaptuara dhe shërbejnë jo për performancë më të mirë, por për rehatim të militantëve partiakë”, tha ai.

Edhe Dardan Sejdiu nga Lëvizja “Vetëvendosje” thotë se për menaxhimin e Ndërmarrjeve Publike (NP), duket se Qeveria mësimet i merr nga modeli i menaxhimit të bizneseve familjare të tyre. Sipas tij, në këtë rast e veçanta e kësaj metode është në faktin se familjarët vendosin mbi besimin që kanë pronarët në njëri-tjetrin dhe jo në aftësitë dhe shkathtësitë e menaxherëve që vendosen në këto funksione.

“Pra këta vendosen në këto funksione për të qenë në shërbim të kryefamiljarit, në këtë rast, sipas tyre, Qeverisë dhe agjendës së saj”, tha ai. Sipas tij, Qeveria prej vitit 2008 me borde, drejtorë, punësime partiake e para partiake, me ndalimin e investimeve në PTK, ka tentuar dhe në masë të madhe t’ia humbë vlerën PTK-së.

Ai tha se këta menaxherë janë të interesuar që të bëhen sa me të dëgjueshëm dhe krejt këtë në funksion të rehatimit të hisedarit që e përzgjedh Qeveria. Sejdiu thotë se rrjedhimisht, këta menaxherë e zhvlerësojnë kompaninë deri në pikën ku arrijnë nivelin e kapshëm për xhepat e tyre, dhe në këtë pikë ata i sigurojnë blerësit kompaninë me çmim të dakorduar para procesit.

“Pra, këta menaxher partiakë e ndihmojnë qeverinë dhe PDK-në në shndërrimin e menaxherit në pronar. Duke shndërruar publiken në private, dhe atë private të këtyre që kanë zaptuar shtetin”, tha ai.

Kriter, përdorimi i internetit

Konkursi i shpallur për menaxher regjional nga kryeshefi Postës, Sejdi Hoxha, duket të jetë shumë qesharak. Sipas konkursit, menaxheri i ri duhet të ketë të mbaruar fakultetin juridik, ekonomik, menaxhim të biznesit apo fusha të tjera të ngjashme.

Po ashtu, kandidati duhet të ketë përvojë pune menaxheriale, aftësi për të menaxhuar në kushte konkurruese, shkathtësi organizative dhe analitike, aftësi për punë ekipore, aftësi për arritje të rezultateve nën presion brenda afateve të përcaktuara, aftësia për t’u adaptuar dhe ndihmuar procesin

e ndryshimeve, njohuri esenciale për përdorimin e aplikacioneve te Microsoft Office dhe internetit.

/Zeri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)