Posta ofron shërbime të reja
Prishtinë, 6 shkurt - Kryeshefi Ekzekutiv i Postës së Kosovës (PK), Sejdi Hoxha ka bërë të ditur se Posta e Kosovës nga java e ardhshme, do të ofrojë shërbime financiare jobankare për qytetarët, pasi është bërë licencimi i PK-së në Bankën Qendrore.
Gjatë vitit të kaluar, Posta ka pasur një performancë pozitive dhe rritje prej 11 për qind; janë nënshkruar 140 kontrata të reja për ofrimin e shërbimeve; ndërkohë që nga java e ardhshme, nis dhe ofrimi i shërbimeve financiare jobankare, fillimisht në 11 zyra postare.
Këto të dhëna janë bërë të ditura gjatë një vizite që i bënë Postës, të enjten, drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), në krye me Safet Gërxhaliun. Ata u pritën nga kryeshefi Ekzekutiv i Postës, Sejdi Hoxha, dhe Bordi i Drejtorëve të kësaj ndërmarrjeje publike.
Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, u shpreh për gazetarët se një ndërmarrje publike që arrin të ketë një performancë të tillë dhe një rritje prej 11 për qind, meriton që të lavdërohet.
Është detyrë e Odës Ekonomike, por edhe medieve, që të bëjnë më tepër në promovimin e storjeve të suksesit, tha Gërxhaliu.
Sipas tij, është koha që duke promovuar dhe motivuar kompanitë vendore, të përmirësohet dhe imazhi i Kosovë, gjë që do të ndikonte dhe për inkurajimin e investitorëve të huaj.
Më gëzon fakti që Posta e Kosovës e ka një qasje të orientuar drejt ndërkombëtarizimit të aktiviteteve të tyre, dhe që janë duke i përmbushur të gjitha kriteret drejt standardizimit. Këto nuk janë të dhëna vetëm nga Posta, por edhe nga Rregullatori i Postë Telekomit të Kosovës, që e dëshmon dhe verifikon një të arritur të tillë, theksoi kreu i OEK-ut.
Nga ana e tij, kryeshefi i Postës, Sejdi Hoxha, rikujtoi se Posta e Kosovës ka dalë nga një proces i ndarjes nga PTK-ja (Vala dhe Telekomi) dhe në fillim është ballafaquar me probleme dhe sfida të ndryshme.
Por falë mbështetjes së Bordit të Drejtorëve, punës që ka bërë menaxhmenti i Postës, dhe punëtorëve tanë, kemi arritur që të shënojmë rezultate konkrete në të gjitha fushat, edhe në ofrimin e shërbimeve, edhe në nënshkrimin e marrëveshjeve me administratat e postave të tjera të Evropës dhe më gjerë, dhe në rritjen e kontratave dhe shërbimeve për produktet tona.
Hoxha bëri të ditur me këtë rast se Posta e Kosovës, gjatë vitit 2013, ka nënshkruar 140 kontrata për ofrimin e shërbimeve dhe produkteve; që është 47 kontrata më shumë se një vit më parë.
Hapi më i rëndësishëm, sipas tij, ka qenë licencimi së fundi i Postës në Bankën Qendrore të Kosovës për ofrimin e shërbimeve financiare jobankare. Është një shërbim që do të fillojë javën e ardhshme dhe që lansohet për herë të parë në Postën e Kosovës. Qytetarët do të kenë mundësi që në zyrtar tona postare ti kryejnë të gjitha pagesat e mundshme, duke filluar nga pagesa e semestrave, pagesa e faturave të rrymës, të shërbimeve komunale etj, shpjegoi ai.
Kryeshefi Hoxha saktësoi se në planin e biznesit për vitin 2014 janë paraparë të hyrat nga shërbimet financiare jobankare. Nga java e ardhme, këto shërbime do të fillojnë në 11 zyra postare, kryesisht në rajonet kryesore. Ndërsa brend