Posta nënshkruan Memorandum me Kolegjin Tempulli
Prishtinë, 22 nëntor - Posta e Kosoves sh.a sot ka nënshkruar një Memorandum te mirëkuptimit dhe bashkëpunimit me shkollën e larte profesionale Tempulli.
Qëllimi i këtij Memorandumi te bashkëpunimit është ngritja profesionale e studenteve te SHLPT-ës dhe punëtorëve te PK-ës, duke ju krijuar mundësinë e mbajtjes së praktikes profesionale ne objektet e PK-ës, respektivisht organizimin e programeve profesionale dhe akademike me qellim te zhvillimit te përhershëm profesional te punëtorëve të PK sh.a.
Ky Memorandum u firmos nga Kryeshefi Ekzekutiv i Postes se Kosoves Sejdi Hoxha dhe Drejtori i SHLPT-es Tempulli me ç\'rast ishin te ftuar dhe te pranishëm mediat e ndryshme.
Posta e Kosovës do tí ketë dyert e hapura për te gjitha institucionet në Kosovë të cilat kanë për qëllim edukimin dhe ngritjen profesionale te kuadrove te tyre përmes praktikës dhe eksperiencës qe ata mund te marrin ne Posten e Kosoves.