22 Dhjetor 2024

Posta nënshkruan marrëveshje për hapjen e zyrës në Universitetin e Prizrenit

Prishtinë, 22 dhjetor - Posta e Kosovës sot lidhi një marrëveshje shumë të rëndësishme, me të cilën do të hapet Zyra Postare në Kampusin e Universitetit Publik “Ukshin Hoti” në Prizren.    

Kjo marrëveshje u nënshkrua në mes të U.D. Kryeshefit Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi dhe Rektorit të UPZ-së, Prof. Ismet Temaj, në prezencën e zyrtarëve të lartë të Postës së Kosovës, Kryesuesit të BPD-së, Leonard Shabanaj, u.d. zv. KE-së, Etrit Hoti, drejtorit të Shitjes dhe Marketingut, Burim Geci, bashkëpunëtorëve nga regjioni i  Prizrenit dhe përfaqësuesve  të Universitetit të Prizrenit.   

U.D. Kryeshefi Smakiqi dhe Rektori Prof. Temaj, u zotuan për të hapur sa më shpejtë Zyrën Postare në hapësirat e brendshme të Universitetit të Prizrenit, e cila që do të jetë në shërbim ndaj studentëve të këtij tempulli të diturisë, që ata të kenë mundësinë  të kryerjnë afër, shpejtë, mirë dhe lirë të gjitha pagesat e ndryshme të tyre gjatë studimeve.   

Strategjia dhe synimet e BPD-së dhe U.D. Kryeshefit Ekzkeutiv, Xhevdet Smakiqi, janë  zgjerimi i ofrimit të shërbimeve që ofron Posta e Kosovës, sa më afër qytetarëve dhe instutucioneve me tarifat dhe provizionet më të lira në tregun e Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)