06 Janar 2025

Posta merr licencë dhjetëvjeçare nga ARKEP

Prishtinë, 8 qershor - Shërbimet postare të cilat i ofron Posta e Kosovës janë licencuar për dhjetë vitet e ardhshme nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

Licenca i është dorëzuar sot Kryeshefit Ekzekutiv Sejdi Hoxha nga kryetari i Bordit të ARKEP-it, Kreshnik Gashi.

Në takimin e mbajtur e mbajtur në zyrat e ARKEP-it është diskutuar edhe për cilësinë e shërbimeve postare të Postës së Kosovës.

Kryshefi Hoxha ka potencuar se dëshmia më e mirë për ngritjen e vazhdueshme të cilësisë së shërbimeve të Postës është zgjerimi për çdo vit në tregun postar .

“Posta është lider absolut në tregun e shërbimit postar në Kosovës. Bazuar në matjet e fundit të ARKEP-it, Posta e Kosovës mbulon 84 për qind të tregut pavarësisht konkurrencës nga operatorë ndërkombëtarë dhe vendorë”, ka thënë Hoxha.

Ai ka theksuar se Posta do të angazhohet vazhdimisht në rritjen e mëtejmë të besimit të qytetarëve në shërbimet e operatorit publik postar.

Përveç për shërbime postare, Posta është e licencuar nga BQK edhe për shërbimet e pagesave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)