25 Dhjetor 2024

Posta me pullë postare për Pejën

Prishtinë, 11 mars - Në kuadër të ciklit të emisioneve që trajtojnë qytetet e vendit tonë, Filatelia e Postës së Kosovës ka lëshuar në qarkullim dy pulla postare që i kushtohen qytetit të Pejës.

Si vendbanim, Peja daton nga lashtësia  dhe llogaritet si qytet i rëndësishëm i Dardanisë antike. Objektet e shumta arkeologjike të zbuluara në të dëshmojnë mbi ekzistencën e një qendre të rëndësishme administrative të Dukagjinit.

Gjatë historisë Peja kishte emërtime të ndryshme: në antikë quhej Siparantum dhe kishte status të municipium-it. Gjatë mesjetës u quajt Pech, Peka, Pentza dhe Forno. Në dokumentet më të vjetra figuron në formë Pechi (1202).

Peja karakterizohet nga: kompleksi i patrikanës së Pejës, kullat e shekujve XII-XIX, sarajet e Pejës, xhamitë, teqetë, mesxhidet, varrezat, tyrbet, mullinjtë, hanet, sahat-kullat, urat, shatërvanët, krojet publike (çezmat), hamamet (banjat publike), etj.

Peja, e begatshme me monumente historike dhe me natyrë që spikatet me bukuri të shumta, paraqet njërin nga atraksionet turistike të Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)