27 Dhjetor 2024

Posta me pullë postare për Komitetin Olimpik të Kosovës

Prishtinë, 4 dhjetor - Posta e Kosovës  ka emetuar një pullë postare në shenjë nderimi për njohjen e  Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) nga  Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON).

Me këtë rast, Kryeshefi Ekzekutiv Sejdi Hoxha dhe zyrtarë të tjerë të Postës kanë pritur presidentin e KOK-ut, Besim Hasani, nënkryetarin Fatmir Makolli dhe anëtarin e Bordit të KOK-ut, Ramadan Selimi.

Kryeshefi  i  Postës ka  prezantuar në këtë takim pullën e re postare dhe ka përgëzuar udhëheqësit e Komitetit Olimpik të Kosovës  për suksesin e arritur në njohjen ndërkombëtare të sportit kosovar.

Javën e ardhshme,  në Monako,  pritet njohja e plotë e Komitetit Olimpik të Kosovës nga Bordi Ekzekutiv i KON-it.

Pranimi i KOK në KON ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Më në fund, sportistët kosovarë do të jenë të barabartë me sportistët nga mbarë bota. Ata nuk do të kenë më pengesa të përfaqësojnë Republikën e Kosovës në garat kualifikuese për Lojëra Olimpike dhe të marrin pjesë në Lojërat Olimpike.

Komiteti Olimpik i Kosovës është themeluar  në vitin 1992 dhe ka më shumë se 30 Federata Kombëtare.

Posta e Kosovës edhe në të ardhmen do të nderojë dhe promovojë, përmes pullave postare, të arriturat në sportin kosovar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)