Posta me një shërbim të ri në Prishtinë

Të dy ndërmarrjet publike do të bashkëpunojnë edhe në fusha të tjera. Posta e Kosovës do të printojë, zarfojë dhe shpërndajë të gjitha shkresat e Ndërmarrjes Publike Banesore që u dërgohen banorëve të kryeqytetit si dhe institucioneve të ndryshme. Posta e Kosovës është licencuar nga BQK-ja për shërbimin financiar jobankar dhe është lidere në Kosovë sa i përket numrit të pagesave që kryhen nga ana e qytetarëve në Postë, në krahasim me institucionet private financiare jobankare.
Në zyrat postare të gjithë Kosovën, qytetarët mund të paguajnë fatura të energjisë elektrike, ujit, mbeturinave, taksave gjyqësore, tatimin në pronë, tatime dhe kontributet për ATK-në, dënimet në trafik, pagesat e studentëve, pagesat për licenca të ndryshme të institucioneve të shtetit, pagesa për dokumente personale, për regjistrim të automjeteve dhe shërbime tjera.