21 Prill 2025

Posta me një shërbim të ri në Gjilan

Gjilan, 28 tetor - Posta e Kosovës ka hapur të mërkurën një zyrë postare në objektin e Komunës së Gjilanit në të cilën mund të kryhen të gjitha pagesat për shërbimet që ofrohen në këtë komunë.

Qëllimi i Postës dhe i Komunës është që për qytetarët e Gjilanit të krijohen kushtet që të gjitha shërbimet t’i kenë brenda një objekti, përfshirë mundësinë për kryerjen  e pagesave. Kjo tashmë është arritur.

Zyra Postare është përuruar nga kryeshefi ekzekutiv Sejdi Hoxha dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, të shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tyre.

Gjilani është komuna e katërt në Kosovë, që në bashkëpunim me Postën e Kosovës, u ka ofruar qytetarëve  këtë shërbim të dobishëm, me provizionin më të ultë në vend. Muajve të fundit, zyra postare janë hapur edhe në objektin e komunës së Prishtinës, Prizrenit dhe Mitrovicës.

Kryeshefi Hoxha ka deklaruar se Posta është e gatshme që shërbimin e pagesave ta zgjerojë edhe në objektet e komunave tjera  të Kosovës.

“Si institucione publike jemi të obliguar që qytetarëve t’u ofrojmë sa më afër shërbimet tona në mënyrë që të mos bredhin nga një zyrë në tjetrën dhe të mos paguajnë provizion të lartë. Këtë e kemi arritur sot edhe në Gjilan, ndërkaq shpresojmë që ky projekt të shtrihet sa më shpejt edhe në komunat tjera”, ka thënë ai.

Posta e Kosovës, e  licencuar nga BQK për shërbimin financiar jobankar, ofron kryerjen pagesave për qytetarët e Kosovës, pa provizion ose me provizion shumë të ultë, në mbi 140 zyra postare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)