Posta me avionë të telekomanduar
New York, 3 dhjetor - Presidenti i gjigantit të shitjeve në internet, Amazon.com thotë se kompania e tij mund të përdorë avionë të vegjël të telekomanduar për tua shpërndarë me shpejtësi paketat blerësve në të ardhmen e afërt.
Jeff Bezos tha në një intervistë se kompania po harton plane për të përdorur të ashtuquajtur oktokopter, mjete të vogla fluturuese me telekomandë për të shpërndarë paketa të vogla për 30 minuta.
Amazon thotë se sipas këtij plani, pasi një klient shtyp butonin për të blerë në faqen e internetit, mjeti i vogël fluturues do të përdorë teknologjinë e pozicionimit global, pra GPS për të dërguar paketat dhe pastaj të kthehet në bazë.
Nëse gjithçka shkon sipas planit dhe merr miratimin federal, ky shërbim do të ishte në dispozicion brenda pesë vjetësh.