25 Dhjetor 2024

Posta Mbretërore në Britani shkurton 1.600 vende pune

Londër, 25 mars - Posta Mbretërore në Britani ka në plan të shkurtojë 1.600 vende pune si pjesë e shkurtimit të shpenzimeve, lëvizje kjo që do të prekë kryesisht stafin menaxherial.

Sipas raportimeve të BBC, shërbimi postar deklaron se efekti neto do të jetë 1.300 vende pune të shkurtuara, nga të cilat planifikohen të lindin 300 vende të reja që do të kenë një rol të ri.

Gjithashtu, zyra e Postës Mbretërore sqaron se shkurtimet janë pjesë e një plani që synon të kursejë 25 milionë stërlina në periudhën 2014-2015.

Për realizimin e këtij plani këtë të martë do të nisin konsultimet me sindikatat e punëtorëve. Drejtuesit e postës theksuan se shkurtimet nuk do të kenë impakt direkt tek punëtorët, përfshirë këtu ata që punojnë në terren.

“Shkurtimet janë të nevojshme për t’iu përshtatur konkurrencës së tregut”, deklaroi Moya Greene, drejtore ekzekutive e Postës Mbretërore.

Ky institucion, vlera e të cilit ra ndjeshëm në bursën e Londrës vitin e kaluar, deklaroi gjithashtu se 50 mijë punonjës të tij janë larguar që prej vitit 2003.

Njëra prej sindikatave, që përfaqëson 7 mijë menaxherë të Postës Mbretërore, paralajmëroi se shkurtimet mund të shkaktojnë një reagim industrial.

“Arsyeja kryesore e ekzistencës së Postës Mbretërore për momentin është më tepër përfitimi sesa shërbimi ndaj vendit”, deklaroi Brian Scott, një përfaqësues i sindikatës Unite.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)