Posta lidh marrëveshje me Universitetin e Ferizajt
Prishtinë, 3 nëntor - Ndërmarrja Publike Posta e Kosovës dhe Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) kanë lidhur të martën një marrëveshja mirëkuptimi nga e cila do të përfitojnë të dyja palët.
Më së shumti do të përfitojnë studentët e këtij Universiteti publik sepse, ndër të tjera, do të kenë mundësi edhe për mësim praktik në Postën e Kosovës.
Marrëveshja e Mirëkuptimit është nënshkruar nga Kryeshefi Ekzekutiv i Postës, Sejdi Hoxha dhe Rektori i Universiteti i Shkencave të Aplikuara, Agron Bajraktari.
Me marrëveshje parashihet edhe hapja e një zyre postare në kampusin universitar që do të ju mundësojë të gjithë studentëve qasje në shërbimet postare dhe shërbimin për të gjitha llojet e pagesave, me provizion të ultë.
Studentët e UShAF-së, që është universiteti më i ri publik në Kosovë, do të kenë qasje në të gjitha strukturat e Postës me qëllim të zhvillimit të temave të tyre të diplomës, etj.
Marrëveshje të ngjashme Posta e Kosovës ka edhe me shumicën e universiteteve publike në Kosovë.