Posta lëshon në qarkullim pullat postare të titulluar “Flora”
Prishtinë, 10 mars - Posta e Kosovës, nga sot lëshon në qarkullim emisionin e pullave postare, të titulluar “Flora”.
Pamjet e mrekullueshme të pesë pullave postare, shfaqin pesë llojet e florës së begatshme, bimët: Burgull i Koshaninit, Halaqi i endtnerit, Tisi, Sanguisorba albanica, Primula Halleri, të cilat janë të përhapura në Republikën e Kosovë.
Bukuria e këtyre bimëve, e dizajnuar për pulla postare nga autoret D.Luta dhe L. Ademi, është e përmbledhur në një tabak të kombinuar me vinjetë si produkt final filatelik.
Filatelia e Postës së Kosovës, me përkushtim të lartë si çdo herë, prezanton shtetin me florën mahnitëse që rritet në vendin tonë.