23 Dhjetor 2024

Posta lanson pullen postare për Ditën ndërkombëtare të fëmijëve

Prishtinë, 20 nëntor - Posta e Kosovës ka lëshuar të mërkurën në qarkullim emisionin e pullave postare me titull “20 Nëntori - Dita ndërkombëtare e fëmijëve”,  që iu dedikohet fëmijëve të Kosovës dhe të të gjithë botës.

Emisioni prej katër pullave postare është promovuar në ngjarjen e sotme të organizuar nga Zyra e UNICEF -it në Kosovë. Me ketë rast, Posta e Kosovës i ka dhuruar katër pullat e para postare shefit të kësaj zyreje, Murat Sahin.

Me emetimin dhe promovimin e pullave postare, Posta e Kosovës i është bashkuar UNICEF-it si dhe institucioneve të tjera vendore dhe ndërkombëtare në misionin për mbrojtën dhe avancimin e të drejtave të fëmijëve.

Më 20 nëntor 1989 është aprovuar Konventa për të Drejtat e Fëmijëve. Kjo Konventë i specifikon të drejtat themelore të fëmijëve për jetë, shëndet, edukim dhe lojë, të drejtën në familje, të drejtën e mbrojtjes nga dhuna, nga diskriminimi, etj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)