Posta lanson pullën postare për 5 vjetorin e Pavarësisë
Prishtinë, 15 shkurt - Me rastin e 5 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës Posta e Kosovës promovoi emisionin e jashtëzakonshëm të pullës postare që i referohet kësaj dite me rëndësi të veçante për shtetin e Kosovës ditë që shënon periudhën e lavdishme të historisë shqiptare, Republikës së Kosovës dhe popullit të saj.
Pulla postare që Posta e Kosovës emeton për nder të 5 Vjetorit të pavarësisë, ngërthen në dizajnin e sajë simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës nisur nga Flamuri, ngjyrat identifikuese dhe në sfond deklaratën e pavarësisë, ndërkaq kjo pullë shënon 5 vjetorin e lindjes se shtetit me të ri të Evropës, shtetit me popullsinë më të lashtë.
Në fjalën e rastit, Kryeshefi Ekzekutiv, Sejdi Hoxha theksoi se për këtë ditë, që ne po festojmë sot, kanë rënë dëshmorët, më të mirët e kombit, u sakrifikuan gjenerata të tëra, të cilëve do të ju jemi mirënjohës për jetë dhe mote.
\"Na mbetet obligim që idealin e tyre ta realizojmë, duke kontribuar secili nga ne që Republikën e Kosovës ta ndërtojmë në shtet model të së drejtës, zhvillimit ekonomik dhe prosperitetit gjithëpërfshirës.\"
Deri me sot sipas tij pullat postare të emetuara nga Posta e Kosovës kanë bartur edhe mesazhe falënderimi dhe mirënjohjeje të shtetit dhe popullit të Republikës së Kosovës, për ndihmën dhe përkrahjen e miqve tanë ndërkombëtar te cilët ishin me ne gjatë kohës së vështirë të luftës por edhe tani në paqe.
Karshi zhvillimeve pozitive qe kanë ndodhur ne Kosove për këto pesë vite ne kuptimin e njohjeve te reja, zhvillimin ekonomik, zhvillimin e infrastrukturës, edhe Posta e Kosovës ka shënuar rezultate të shumta, duke arritur qe ta ngrit cilësinë dhe numrin e shërbimeve, ngritjen e numrit te konsumatorëve prandaj jo rastësisht sot Posta e Kosovës është bërë zgjedhja e parë për partner afarist, për subjekte juridike shtetërore dhe private, kompani, institucione Qeveritare, si dhe persona juridik e fizik.
\"Ne jemi duke punuar maksimalisht ne investimin e teknologjive të reja, dhe shumë shpejt do të arrijmë qe Posten e Kosovës ta bëjmë lider në ofrimin e shërbimeve postare edhe në rajon.\"
Ndërkaq Kryesuesi i Bordit te Drejtoreve të PK-ës Halit Isufi theksoi se nuk mund të ndërtohet një e ardhme e ndritur pa e kujtuar të kaluarën e lavdishme.
Ne eveniment ishte i pranishëm edhe Ministri i MZHE-se Besim Beqaj i cili duke përshëndetur aktivitetin e PK-ës me rastin e 5 vjetorit të pavarësisë ftoi të gjitha Institucionet Publike, bizneset private dhe qytetarët e Kosovës që shërbimet postare ti kryejnë përmes Postes se Kosovës ngase e kanë te garantuar cilësinë, shpejtësinë dhe besueshmërinë për shërbimet në fjalë.
Pas përmbylljes së pjesës formale Kryeshefi Ekzekutiv Hoxha shpërndau pllaketa me pamje të pullës postare mysafirëve special dhe të ftuarve nga Institucionet Qeveritare.
Në kuadër të promovimit të kësaj pulle postare Posta e Kosovës për të ftuarit e shumtë nga Shqipëria, Institucionet Publike dhe Qeveritare, përfaqësuesit e mediave shtroi një koktej rasti.
Pulla Postare nga ky emision do të jetë në dispozicion të konsumatorëve të Postës së Kosovës nga dita e nesërme 17. Shkurt. 2013.