01 Janar 2025

Posta hap zyrë në Agjencinë për Regjistrim Civil

Prishtinë 16 shtator - Ndërmarrja Publike Posta e Kosovës ka hapur një zyrë postare në objektin e Agjencisë për Regjistrim Civil në Prishtinë, në të cilën qytetarëve u është mundësuar t’i kryejnë pagesat për shërbimet që ofron kjo agjenci e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).

Tash e tutje pagesat për regjistrim të automjetit, pajisjes me letërnjoftim, pasaportë,  patentë shoferë si dhe vulë apostile mund të bëhen brenda objektit të Agjencisë, në zyrën moderne të Postës së Kosovës ku ofrohet një shërbim i shpejtë dhe cilësor.

Marrëveshja për këtë shërbim të ri për qytetarët është nënshkruar nga kryeshefi ekzekutiv i Postës, Sejdi Hoxha dhe sekretari i përgjithshëm i MPB-së, Driton Gashi.

Inaugurimi i kësaj zyre postare është bërë sot në prani të zyrtarëve të lartë të të dyja institucioneve. Hoxha dhe Gashi janë shprehur të kënaqur që bashkëpunimi ndërinstitucional mes Postës dhe MPB-së ka rezultuar me një shërbim në dobi të qytetarëve.

Posta e Kosovës e licencuar nga BQK për shërbimin financiar jobankar ofron kryerjen pagesave për qytetarët e Kosovës, pa provizion ose me provizionin shumë të ultë, në mbi 140 zyra postare të shpërndara anekënd vendit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)