26 Dhjetor 2024

Posta fillon sot shpërndarjen e ndihmave sociale

Prishtinë, 2 tetor - Duke filluar nga sot ndihmat sociale do të shpërndahen përmes zyrave postare të Postës së Kosovës.

Me këtë rast sot në zyrën postare që ndodhet në objektin kryesor të Postës në lagjen “Dardania” në Prishtinë, do të bëhet shpërndarja e ndihmës së parë sociale në Postë.

 Në këtë ceremoni do të marrin pjesë ministra të Qeverisë së Kosovës dhe zyrtarë tjerë të lartë.

Kjo është mundesuar pas arritjes së marrëveshjes tripalëshe në mes të MPMS-së, Bankës për Biznes dhe Postës së Kosovës.

Pagesat bëhen për shfrytëzuesit nga komuna e Prishtinës, Artanës (Novo Bërdë), Fushë Kosovës, Podujevës, Mitrovicës së Jugut, Skenderajt, Vushtrrisë, Pejës, Istogut, Klinës, Deçani, Junikut, Gjakovës, Rahovecit, Prizrenit, Mamushës, Therandës, (Suharekë), Sharrit (Dragash), Malishevës, Ferizajt, Kaçanikut, Lipjanit, Shtimes, Gjilanit, Dardanës (Kamenicë), Ranillugut, Parteshit, Vitisë dhe Kllokotit.

Ndërkaq, përmes NLB (Bankës së Lubjanës), ndihmat sociale do të shpërndahen për këto komuna: Kastriot (Obiliq), Graçanicë, Hani i Elezit, Shtërpcë, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Shpërndarja e ndihmave sociale tash e tutje fillon me një të muajit pasues dhe përfundon me 20 të po atij muaji.

Shfytëzuesit e kësaj skeme, njoftohen po ashtu se, për të tërhequr ndihmën sociale nga sportelet e Postës së Kosovës dhe NLB-së, duhet të kenë vetëm letërnjoftimin valid të Republikës së Kosovës, ndërsa të autorizuarit për tërheqjen e ndihmës sociale, përveç letërnjoftimit  duhet të kenë edhe pëlqimin e Departamentit për Politika Sociale dhe të Familjes/MPMS, si dhe autorizimin nga QPS. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)