23 Dhjetor 2024

Posta emeton pullat të cilat pasqyrojnë artin modern

Prishtinë, 10 korrik - Në kuadër të tematikës “Arti modern”,  Filatelia e Postës së Kosovës sot ka emetuar katër pulla postare, pamjet e të cilave pasqyrojnë artin modern në periudhën e pasluftës në Kosovë, nga autorët e dizajnit Leotrim Ademi dhe Agon Nimani.

Modernizmi në kuptimin prodhues infrastrukturor, fillon në vitet 1890 dhe në vitin 1900, një kohë që shënoi fillimin e risive masive teknologjike, valën e dytë të Revolucionit Industrial të nisur para gati një shekulli.

Modernizmi në kuptimin kulturor ose superstrukturor zë të njëjtën periudhë kohore atë të viteve të hershme të 1900-ave, fazë kjo e eksperimentimit modernist në shumë fusha si letërsi, muzikë, arte pamore si dhe arkitekturë.

Kjo do të shfaqet edhe në Kosovë, në një kohë kur arti humbet gjithë aspektin real dhe atë të imitimit të natyrës duke u përqendruar tek ekspresiviteti i thjeshtë i artistit në forma dhe ngjyra që u mungojnë komponentët referuese.

Në veprat e paraqitura  për motive të pullave postare, artistët nuk synojnë të pasqyrojnë realitetin por botën e tyre të brendshme, ata synojnë të shprehin ndjenjat e tyre ndaj të gjitha ndodhive që ata kanë përjetuar dhe kanë qenë dëshmitarë të atyre ngjarjeve si: abuzimi ndaj gruas, mbijetesa e një nëne gjatë luftës së fundit në Kosovë, ëndrrat mbi të ardhmen për lirinë, zhvillimin e hovshëm të teknologjisë informative, etj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)